BE po e do një kamp refugjatësh në Serbi, Serbia në Luginë

E publikuar: 10/08/2015 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian është duke menduar për ngritjen e një kampi refugjatësh në Serbi. Serbia po mendon që këtë eventualisht ta bëjë në Luginën e Preshevës.

Fjala është për 400,000 refugjatë që do të strehoheshin në Serbi me kërkesë të Bashkimit Evropian, raporton televizioni austriak ORF në edicionin e tij të internetit. Idenë e ka pohuar një politikan i lartë serb, thotë televizioni, përcjell DialogPlus.

Brukseli po mendon për një gjë të tillë, ka konfirmuar kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, Momir Stojanoviq, për edicionin e së hënës të gazetës beogradase Blic.

Një vend i mundshëm për pozicionimin e këtyre refugjatëve mendohet të jetë, siç huhet, Serbia jugore. Edhe ashtu, vazhdon lajmi, në qytetin e Preshevës gjendet një kamp nacional për pranimin e dhjetëra mijëra njerëzve nga Siria, Afganistani dhe Pakistani. Momentalisht në Serbi mendohet se gjenden 70,000 persona që janë rrugës për në Europën perëndimore./DP