Komisionari për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka mohuar deklarimet se këtij blloku “i ka munguar veprimi”, lidhur me situatën Rusi-Ukrainë.
Duke folur gjatë një debati në Parlamentin Evropian mbi këtë krizë, ai ka thënë se janë të pabaza akuzat se BE s’po gjendet askund.
“Rusia qëllimshëm është përpjekur që ta injoroj ekzistencën e BE-së duke dërguar letra vetëm drejt SHBA-së dhe NATO-s në dhjetor, duke konsideruar se ne jemi tërësisht jorelevantë dhe që s’kemi asgjë për të thënë mbi çështjet e sigurisë në Evropë. Për Moskën, siguria e Evropës përcaktohet në Uashington”, ka deklaruar Borrell.
“Më vonë, kur ata vërejtën që pavarësisht këtij qëndrimi shpërfillës, asgjë s’po ndodhte, Sergej Lavrov, përfundimisht mori vendim për t’u dërguar letër 27 vendeve anëtare të cilat deri më tani i kishte injoruar. Pse erdhi ku rikthim? Sepse ata panë që fronti evropian nuk ishte çarë dhe se solidariteti Atlantik ishte shumë i fortë”.

















