BE për mediat serbe: Në veri ka grupe ekstreme të pakontrolluara

E publikuar: 10/11/2022 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarë të Bashkimit Evropian nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) iu kanë thënë mediave serbe se frika më e madhe për eskalimin e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës është fakti se në veri “ka grupe ekstreme të pakontrolluara”.

Duke iu referuar vendimit të sekuencionuar të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave dhe tërheqjen e përfaqësuesve serbë nga të gjitha institucionet kosovare, theksohet se këto lëvizje e bëjnë situatën “të mbushur me rrezik” dhe shtohet se “ka edhe grupe ekstreme të pakontrolluara”.

“Situata është shumë shqetësuese për ne sepse minon punën e palodhur shumëvjeçare në mbështetje të përparimit në dialogun Beograd-Prishtinë dhe e vë atë në rrezik real”, nënvizon burimi i agjencisë së lajmeve ‘Beta’.

Ndryshe, Albanian Post, mbështetur në burime diplomatike, pati raportuar ekskluzivisht se prapa kërkesës së koordinuar ndërkombëtare për shtyrjen e afatit për konvertimin e targave ilagale serbe, të paktën edhe për dhjetë muaj, qëndron edhe një raport shqetësues i inteligjencës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), mbi paraqitjen e një force paramilitare serbe në veri të Kosovës.

Menjëherë, EULEX pati konfirmuar për AP se në kohën kur u vendosën barrikadat në Veri, me datën 31 korrik, kanë vërejtur një prezencë shqetësuese të një grupi të armatosur.

Duke parë numrin “domethënës” të grupit të armatosur pranë barrikadave, policia e këtij misioni kishte vendosur për ta rritur prezencën në këtë pjesë të Kosovës.

Pas tensioneve të fundit që derivuan si rezultat i tërheqjes së komunitetit serb nga të gjitha institucionet e Kosovës, në pjesën veriore, përkatësisht në pikën kufitare në Jarinje, është shtuar numri i pjesëtarëve të misionit të EULEX-it.

Gjithashtu, në mes të Jarinjës dhe Mitrovicës së Veriut, edhe ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s (KFOR-it) janë të stacionuar pranë rrugës kryesore.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020