Shërbimi Evropian për punë të Jashtme (EEAC) e shqyrton me seriozitet mundësinë e dërgimit të përfaqësuesit special të BE-së në Maqedoni, i cili direkt do të merrte pjesë në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike, por edhe situatën e sigurisë potenciale në vend, të cilat udhëhiqen mes katër partive më të mëdha parlamentare, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.
Pas premtimit që ua dha eurokomesari për zgjerim Johanes Han, kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev, gjatë ndërmjetësimit në bisedimet e tyre në Strasburg të martën, se Brukseli zyrtar do të dërgojë përfaqësues special që do të participojë në bisedimet të cilat nga e marta e javës së ardhëshme vazhdojnë në Shkup, në kuadër të EEAC-së të Federika Mogerinit.
Një përfaqësues i lartë i Komisionit Evropian, i cili insiston të mbetet anonim, sot për MIA-n ka konfirmuar se në EEAC-në e Mogerinit po bëhet filtrimi i kandidatëve që para së gjithash e njohin situatën në Maqedoni, e të cilët nuk do të kishin ndeshje të interesave, gjegjësisht të mos jetë aktiv politikisht ose edhe nëse është, të mos jetë pjestarë i opcionit scialdemokrat ose demokristian, me qëllim të ndërmjetësojë në zgjidhjen e krizës politike. Ndërkohë, për shkak të implikimeve të sigurisë nga rasti i Kumanovës, Shërbimi Evropian për punë të Jashtme dhe Eurokomesariati mendojnë që i dërguari i tyre të ketë kompetenca më të gjëra, dhe për këtë shkak synohet që ai të ketë mandat të përfaqësuesit special për Maqedoninë.
Vet fakti që rasti i Maqedonisë është në duar të përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri në BE, Mogerini, nënkupton që Brukseli nuk sheh vetëm krizë politike por edhe krizë potenciale të sigurisë e cila nuk duhet të merr përmasa më të gjëra./express/