Ata që kane arsye me ju frigue Gjykatës Speciale kane arsye me u gëzue, sepse puna për themelimin e saj asht ende në hapat fillestar.
Bashkimi Europian e ka konfirmue për Televizionin Rrokum, se ende nuk janë emnue gjyqtarët, President i Gjykatës, e as zavendësi i tij.
Madje ma e randa asht se për projektin e kësaj Gjykate që ka me u financue nga BE’ja, s’asht dhanë ende asnji cent nga shtetet anëtare të kësaj të fundit, e që pritet me kushtue dikun rreth 400 milonë euro.
Tu’ marrë në konsiderata burokracinë europiane, kjo Gjykatë zor se bahet me u funksionalizue para vjeshtës së vonë, ose fillimit të dimnit.
Megjithatë, BE’ e konfirmon se ajo ka me nisë mbrenda vitit 2016.
Rreth 2 javë ma parë, Qeveria Holandeze konfirmoi se Gjykata Speciale ka me u vendosë në Hagë, ma saktësisht në ndërtestën e Europolit. Në njoftim tutje thuhej se Gjykata ka me u përba nga gjykatës ndërkombëtarë, mirëpo që asht themelue simbas ligjeve të Kosovës, e si e tillë edhe asht Gjykatë kombëtare e Kosovës.
E meqë Gjykatat janë çashtje e Ministrinë e Drejtësisë, Televizioni Rrokum ju drejtue kësaj të fundit, por vetë Hajredin Kuçi e hoqi barrën nga institucioni që drejton, transmeton Rrokum TV