BE: Nesër fillon zhbllokimi i urës së Ibrit

E publikuar: 16/10/2015 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftue se nesër mbasdite ka me fillue zhbllokimi i urës mbi lumin Ibër.

“Revitalizimi i urës së Mitrovicës dhe hapësina rreth saj ka me fillue nesër mbasdite, më 17 Tetor, ashtu si asht paralajmërue”.

Kontraktuesi i BE’s, ka me i mbyll të dyja anët e urës me barrier, ndërsa punët ndërtimore kane me u krye tue iu qase vendit të punimeve përmes nji rruge nga ana jugore. Gjatë punimeve, nji anë e urës ka me pasë qasje për kalimtarët.

Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE’s në Kosovë në të njajtën kohë edhe Përfaqësuesi Special i BE’s, ka lavdërue durimin e të dyja palëve.

Revitalizimi i urës së Mitrovicës asht parapa me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritun më 25 Gusht 2015 në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftim.