Bashkimi Europian ka përshëndetur kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
Në deklaratën e Komisioneres së Lartë të Bashkimit Evropian për çështjet e jashtme dhe të sigurisë, Federica Mogherini thuhet se mbështesin hapat e tillë që qojnë në një të ardhme më të mirë për komunitetet në vend.
“Kthimi i përfaqësuesve serbë në Kuvend dhe Qeveri është një hap i rëndësishëm. Kjo konfirmon besimin tonë të fuqishëm se vetëm me bashkëpunon, gjithëpërfshirje dhe dialog liderët e zgjedhur mund të krijojnë një të ardhme më të mirë për të gjitha komunitetet në Kosovë. Angazhohemi të vazhdojmë mbështetjen e hapave të tillë pozitiv”, thuhet në deklaratë.