BE: Kështu nuk diskutohet për të ardhmen e Kosovës

E publikuar: 22/09/2015 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Bashkimit Evropian nëpërmjet një deklarate ka reaguar për ngjarjet që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës.

“Ajo çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës nuk është mënyra se si në një shoqëri demokratike diskutohet një çështje e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Kjo vetëm tregon mungesë respekti të institucionit”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së rreth ngjarjeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e opozitës e gjuajtën me vezë kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, derisa ai po raportonte për marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë.