BE kërkon nga opozita të ndalë dhunën ndaj institucioneve

E publikuar: 18/11/2015 16:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar nga opozita që të tregojë më shumë respekt për institucionet e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter BE në Kosovë ka dënuar dhunën dhe ka kërkuar përmbajtje në mënyrë që të lejohet funksionimi normal i shkollave dhe shërbimeve publike.

“BE në Kosovë fton opozitën që të shfaqë më shumë respekt për institucionet e Kosovës. Ftojmë për përmbajtje nga dhuna që kërcënon sigurinë e njerëzve dhe funksionimin normal të shkollave dhe shërbimeve publike”, thuhet në reagimin e BE-së.