Tomash Szunyog
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, vlerëson se çelësi i zhvillimit të të rinjve është arsimi.Szunyog, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, bën të ditur se Bashkimi Evropian ka dhënë plotë 85 milionë euro nga vitit 2007 deri 2022 për rininë kosovare.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, dua të theksoj se arsimi është çelësi i zhvillimit! Kjo është arsyeja pse BE-ja vazhdon të investojë në arsimimin e të rinjve në Kosovë. Nga viti 2007 deri në 2022, BE-ja ka investuar më shumë se 85 milionë euro në përmirësimin e cilësisë së arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë në Kosovë”, ka shkruar Szunyog në Twitter.