BE-ja i kërkon Kosovës që të japë “kohë të mjaftueshme” për vendimin e targave

E publikuar: 01/09/2022 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian ka deklaruar të enjten se Kosova duhet t’u japë serbëve kohë të mjaftueshme për zbatimin e vendimit për targat.

“Është e rëndësishme që të jepet kohë e mjaftueshme për zbatimin e këtij plani, dhe që ai të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët e prekur dhe në përputhje me praktikat e mira evropiane”,ka thënë një zëdhënës i Bashkimit Evropian.

“Përfundimet për lirinë e lëvizjes që nga viti 2016 përfshinin afate kohore shumë më të gjata për riregjistrim, të cilat duhet të ofrojnë udhëzime për procesin në fjalë tani.”

Zëdhënësi tha se BE-ja u kërkoi “të dyja palëve të përdorin Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platformë për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura mes tyre… duke përfshirë ato që lidhen me targat”, shkruan Reuters, transmeton KlanKosova.tv.