BE-ja e OKB-ja përgëzojnë Qeverinë për promovimin e barazisë dhe fuqizimin e grave

E publikuar: 13/06/2023 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është lansuar projekti “Gender Equality Facility”, që ka për qëllim barazinë gjinore. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Ai para të pranishmëve foli fillimisht  për aplikimin për statusin e vendit kandidatë për në Bashkimin Evropian.

Kurti shtoi se po punohet për një shoqëri gjithëpërfshirëse, e që sipas tij, ky edhe është një hap drejtë anëtarësimit.

Ai ripërsëriti statistikat e punësimit ku tha se për 21 muja janë hapur 37 mijë e 350 vende të reja pune, ku mbi 50% e tyre ishin gra.

“Në fund të viti që e lamë pas, isha në Pragë me përkushtim atje dorëzuan aplikimin për anëtarësimin në BE. Aplikimi në vete-vete është një hap historik, por ka edhe shumë punë. Qeveria jonë po punon për një shoqëri me shumë diversitet dhe gjithëpërfshirje. Një hap drejtë anëtarësimit është edhe ky projekt”.

“Ky projekt i cili ka për qëllim përafrimin e politikave tonë me ato të BE për barazi gjinore. Me këtë partneritet, jam optimist se do të arrihet të potencohet perspektiva gjinore në të gjitha aspektet. Jemi të lumtura që brenda dy viteve të zbatimit kemi arritur 18 nga 34 caqet e programit të Kosovës për barazi gjinore. Gjatë 21 muajve kemi pasur gjithsej 37 mijë e 350 vende pune të reja ku 50.3 për qind janë gra”.

Johannes Stenbaek Madsen, shef i Sektorit të Bashkëpunimit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se Kosova merr për herë të parë grante nga BE-ja për barazinë gjinore.

Sipas tij, Qeveria ka demonstruara përkushtim për promovimin e barazisë dhe fuqizimin e grave.

“Sot e shënojmë një ditë të rëndësishme mes Kosovës dhe BE-së. Kosova për herët të para merr nga BE grante për barazi gjinore. Gratë do të kenë mundësin që t’i ndaj eksperienca e tyre me gratë e tjera të shteteve të BE. Suksesi i Qeverisë së Kosovës është se kanë demonstruar përkushtimin e tyre për promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave. Kosova ka një agjenci të specializuar për barazi dhe ka ligje e strategji”.

Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, Arnhild Spence, tha se Kosova ka bërë përparim të theksuar në barazinë gjinore, raporton EO.

“Kjo iniciativë është një shembull i shkëlqyeshëm i partneritetit që na ndihmon që të arrihen qëllimet thelbësore të OKB dhe Qeverisë së Kosovës. Kosova ka bërë përparim të theksuar në barazinë gjinore. Ka marr edhe modelin botëror, ka edhe president që është grua, ka ministre. Pra në Kuvend 35 për qind e deputeteve janë gra”.