BE-ja do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, Orav: Riafirmohet përkushtimi ynë për demokracinë

E publikuar: 09/01/2025 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka pritur në takim Misionin e BE-së të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë.

Orav tha se ky mision do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, duke riafirmuar përkushtimin e BE-së për demokracinë dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent.

“I lumtur të mirëpres ekipin kryesor të Misionin e BE-së të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë sot. Misioni i Vëzhgimit do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke riafrimuar përkushtimin e BE-së për demokracinë dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent”, shkroi Orav.

Bashkimi Evropian përmes monitoruesve të vetë ka mbikëqyrur zgjedhjet në Kosovë edhe më herët.