“BE-ja dhe SHBA-të shtojnë presionin mbi Prishtinën para Brukselit”

23.06.2015 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“BE-ja dhe SHBA-të shtojnë presionin mbi Prishtinën para Brukselit”

Bashkimi Europian dëshiron që kryeministri serb Vuçiq dhe ai kosovar Isa Mustafa të realizojnë përparimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.
Kjo do të ndihmonte integrimin evropian në të dy anët dhe pritjen e Beogradit për hapjen e kapitullin e parë të bisedimeve për anëtarësimin në BE, thonë burimet diplomatike në prag të raundit të ri të dialogut Beograd-Prishtinë, i cili duhet të sjellë afrim në lidhje me telekomunikacionin dhe energjinë, thuhet në artikullin e B92.
Kryediplomati serb Ivica Daçiq, i cili do të marrë pjesë në bisedime tha se Serbia do të bëjë përpjekje maksimale për të kontribuar në një dialog konstruktiv në Bruksel, por ai shtoi se zgjidhjet konkrete do të vinë kur edhe pala kosovare të jetë e të njëjtit qëndrim, transmeton Indeksonline.
Burimet e B92 thonë se Isa Mustafa vjen në Bruksel në momentin kur BE-ja dhe SHBA-të, kanë pranuar krijimin e Gjykatës Speciale në Parlamentin e Kosovës. Kjo gjykatë sipas artikullit thuhet se ka pasë një rezistencë të fortë nga opozita por që tani është e sigurtë që pozita ka siguruar votat për Gjykatën Speciale.
Bashkimi Europian dhe përfaqësuesja e lartë Frederica Mogerini dëshirojnë që progresi në Asociacionin e Komunave Serbe të jetë i prekshëm, përndryshe marrëveshjet në Bruksel për normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës do të përfundojnë pa u zbatuar mjaftushëm, dhe për këtë të interesuara janë vendet e BE-së, veçanërisht Gjermania që ka vendosur këtë si kusht për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Në qoftë se dialogu i drejtuar në thelb për zgjidhjen e Asociacionin e Komunave Serbe, Komisioni Europian duhet që në konsultim me institucionet e BE-së të miratojë një raport mbi shqyrtimin dhe rezultatet e dialogut që të hapë rrugën për vendosjen e kapitullit të parë në tryezën e negociatave mbi antarësimin e Serbisë në BE. Më pastaj të bëhet një konferencë ndërqeveritare të BE-së dhe Serbisë, në të cilën do të dalin dy palët me pozicionet negociuese.
Në qoftë se dialogu për Asociacionin e Komunave Serbe dështon, çështja e kapitujve do të shtyhet për vitin e ardhshëm.
Vuçiq më pas tha se Serbia do të merr vendime të cilat do të jenë racionale dhe për mbrojtjen e plotë të interesave kombëtare dhe shtetërore.
Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Kosovës, pati thënë se pala kosovare është deklaruar me gjëra të pavërteta që të dërgojnë dialogun deri në ndërprerje që të shkëpusin integrimin e Serbisë në BE.
Kurse zv/kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq në javën e kaluar pati thënë se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është me rëndësi të madhe sepse është e rëndësishme që të ketë një institucion që i bashkon serbët në një krahinë si shancë të vetme për të mbijetuar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë