BE i kërkon Kosovës që “menjëherë” ta shtensionojë situatën në Veri

E publikuar: 30/05/2023 07:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian dënoi dhunën në Zveçan – komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës – “në termat më të fuqishëm të mundshëm”.

Një ditë më herët atje, grupe protestuesish serbë, që kundërshtonin instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë, u përleshën me forcat paqeruajtëse të KFOR-it.

Së paku 25 ushtarë u plagosën, ashtu si edhe dhjetëra protestues.

“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që “menjëherë dhe pa kushte” ta shtensionojnë situatën.

“Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, tha Borrell.

Tensionet u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës hyri me forcë në komunat me shumicë serbe në veri: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, për të instaluar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit.

Në përleshjet e asaj dite me protestuesit serbë, së paku pesë zyrtarë policorë u plagosën.

Derisa Qeveria e Kosovës e cilësoi si kushtetuese ndërhyrjen e policisë, ajo nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila tha se përdorimi i forcës është i papranueshëm.

Në përgjigje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dha urdhër për vendosjen e ushtrisë serbe në gatishmëri të lart