
epaselect epa10387170 The logo of the European Parliament seen in Brussels, Belgium, 03 January 2023. The President of the European Parliament Roberta Metsola said on 02 January an urgent procedure was launched for the waiver of immunity of two Members of the European Parliament following a request from the Belgian judicial authorities. MEP Eva Kaili was dismissed on 13 December from the vice presidency of the European Parliament over allegations of corruption. The Greek MEP and three other suspects were arrested by Belgian police as part of an investigation into suspected corruption and money laundering. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ
Bashkimi Evropian planifikon të krijojë një qendër të specializuar “për rezistencë demokratike” me qëllim ” luftimin e dezinformimit” që dyshohet se vjen nga Rusia, Kina dhe vende të tjera, shkruan The Gurdian.
Gazeta saktësoi se dokumenti, i iniciuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është planifikuar të publikohet më 12 nëntor.
Sipas raportimeve, “Komisioni Evropian synon që qendra të bashkojë ekspertizën në të gjithë BE-në dhe nga vendet që kërkojnë të bashkohen me bllokun për të luftuar manipulimin dhe ndërhyrjen e informacionit të huaj”.
Komisioni Evropian e sheh kërcënimin më të madh në “sulmet hibride” të supozuara nga Rusia, të cilat po zhvillojnë një betejë ndikimi kundër Evropës, duke e përmendur Kinën si një burim tjetër të një “kërcënimi dezinformues”.
“Qendra do të ishte një qendër për institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare për të ndarë informacion dhe paralajmërime të hershme, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik në lidhje me qeveritë e huaja që kërkojnë të manipulojnë informacionin”, vuri në dukje The Guardian.


















