BE dënon sulmin terrorist në Moskë

E publikuar: 22/03/2024 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian është shokuar lidhur me sulmin në Moskë, ku 40 persona janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Kështu ka thënë zëdhënësi i unionit, Peter Stano, përmes një reagimi në X.

“BE është në shok dhe e tmerruar nga raportimet për sulmin terrorist në sallën Crosus City në Moskë.”

“BE dënon çfarëdo sulmi mbi civilët. Mendimet tona janë me ata qytetarë rusë të prekur.” – përfundon ai.