BDI mirëpret ofertën për bashkëpunim nga PDSH-ja

E publikuar: 24/05/2015 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas ofertës së kreut të PDSH-së Mendu Thaçi për bashkëpunim ndërpolitik me BDI-në, nga kjo e fundit kanë vlerësuar pozitivisht ofertën

Nga BDI thonë se, pikërisht mungesa e këtij bashkërendimi ka ndikuar negativisht në shumë çështje me interes strategjik për shqiptarët.
“Bashkërendimi i dy partive kryesore të shqiptarëve për çështje dhe momente strategjike është thelbësor. Për fat të keq, pikërisht mungesa e këtij bashkërendimi ose mungesa e përkrahjes së bartësit të legjitimitetit shqiptar për t’u ballafaquar me sfida të rëndësishme, ka qenë pengesë serioze në momente të veçanta. Andaj le të jetë ky një sihariq i mirë se bartësi i legjitimitetit shqiptar në Maqedoni, cilido qoftë ai, do të ketë mbështetjen e tjetrit për çështjet strategjike”, thuhet në reagimin e BDI-së.