Bashkimi Demokratik për Integrim e ka përshëndetur marrjen e kryesimin e Maqedonisë së Veriut në organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë, OSBE.
BDI vlerëson se ky është suksesi i madh i Maqedonisë së Veriut në arenën ndërkombëtare.
“Nën sloganin ‘për njerëzit bëhet fjalë’, fokusi i presidencës së Maqedonisë së Veriut do të vendoset në sigurinë njerëzore në një epokë të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë rajonale dhe globale”.
“2023 do të jetë vit i rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Forcimi i profilizimit ndërkombëtar nënkupton investim afatgjatë në zhvillimin ekonomik, mundësi të reja për të rinjtë dhe stabilitet”, thuhet në njoftim.