Në një artikull për Shqipërinë, kryebashkiaku promovohet si pasardhës i Ramës si kryeministër.
Gjiganti britanik, BBC, në një reportazh kushtuar Shqipërisë, për proceset e integrimit të titulluar “Ne duam të jemi jashtë BE-së”, të gazetarit Andrew Hosken, nuk harron të lançojë dhe kryebashkiakun Erjon Veliaj, si një pasardhës të Edi Ramës. “Kryebashkiaku socialist i kryeqytetit shqiptar, Erjon Veliaj, i cili shihet gjerësisht si një kryeministër i ardhshëm, shprehet se Europa nuk mund të ndërmarrë me Rusinë ‘një politikë të fortë’ (matje forcash) me bomba dhe me aeroplanë”. Ndërsa Veliaj, i cili është zgjedhur jo rastësisht të pyetet mbi të ardhmen e BE-së, thotë: “Është fuqia e butë që e bën Europën atë që është. Nuk ka asnjë avantazh të të jetuarit në një geto dhe Ballkani Perëndimor është një geto e rrethuar nga Bashkimi Europian… T’i thuash dikujt që është në epiqendër të jetës publike europiane se jeta është më e mirë në stolat e pasmë të Europës dhe larg vendimmarrjes, kjo kërkon shumë besim”. “T’i thuash dikujt që është në epiqendër të jetës publike europiane, se jeta është më e mirë në stolat e pasmë të Europës dhe larg vendimmarrjes, kjo kërkon shumë besim”, shton Veliaj. Kurse gazetari e sheh Shqipërinë në këtë këndvështrim.
“Që prej rënies së regjimit në vitin 1991 dhe me ardhjen e demokracisë, Shqipëria ka luftuar për të trajtuar të shkuarën e saj komuniste. Politikanët e korruptuar, madje edhe gjyqtarët, kanë penguar rrugën e integrimit në pjesën tjetër të Europës. Edhe një numër ish-komunistësh kanë arritur të mbijetojnë në pushtet. Shqipëria e sheh anëtarësimin në BE si shenjën më të fuqishme se dekada të tëra izolimi kanë marrë fund”, shkruan gazetari.