BBC në “dietë”, Reali shënon më pak se në 2014-ën

E publikuar: 08/03/2015 11:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ai që u pa në fushë ndaj Athletic Bilbaos nuk ishte Real Madrid që të gjithë prisnin. Me humbjen 1-0 në “San Mames”, “Los Blancos” kanë lëshuar shumë terren ndaj rivalëve të tyre direktë për titullin e La Ligas, pasi mbi të gjitha vinin në këtë sfidë pas një tjetër rezultati zhgënjyes, pikërisht barazimin 1-1 ndaj Villarrealit në “Santiago Bernabeu”.
Por tifozët e Realit dhe tekniku Carlo Ancelotti më shumë sesa për 5 pikët e humbura në dy ndeshjet e fundit në kampionat, shqetësohen për faktin seskuadra nuk ka më atë saktësinë e vitit 2014 përpara portës.

Statistikat e tregojnë shumë mirë diçka të tillë pasi madrilenët në 2015 shënojnë afërsisht dy gola më pak për ndeshje se në vitin 2014. Në 15 sfida të këtij sezoni të zhvilluara gjatë vitit të kaluar Real Madrid regjistron një mesatare shënimi prej 3,6 golash për ndeshje teksa realizoi gjithsej 55 gola.

Ndërkohë vetëm 20 janë golat e shënuar nga skuadra merengues në 11 ndeshje të La Ligas gjatë këtij viti me Realin që realizon 1,81 gola për ndeshje afërsisht dygola më pak sesa shënonte në 2014-n.

Sulmi i kampionëve të Europës nuk funksion më si më parë madje tashmë edhe goditjet në drejtim të portës kundërshtare janë më të pakta. Në vitin statistikattregojnë se Cristiano Ronaldo me shokë godisnin drejt portës kundërshtare me një mesatare prej 15,2 herësh për ndeshje, ndërsa në 2015-ën gjithçka është përmbysur me Realin që nuk e ka më atë grintën e mëparshme dhe godet tre herë më pak në drejtim të portës kundërshtare.

Treshja Bale-Benzema-Ronaldo nuk funksionon më si më parë. Cristiano ka realizuar në total 4 gola në La Liga gjatë vitit 2015, Bale e ka dërguar topin në rrjetë vetëm në dy raste ndërsa Benzema është ai që kryeson me 5 finalizime. 11gola gjithsej për tre futbollistë të kalibrit të tyre janë me të vërtetë shumë pak. /albeu.com/