Maqedonia thotë se pesë kosovarë e kanë udhëhequr grupin e amratosur që u përfshi në përleshje të armatosura me forcat policore në veri të vendit, në Kumanovë, raporton BBC.
“8 pjesëtarë policie mbetën të vrarë, dhe 37 të plagosur, poashtu 14 të tjerë të vrarë nga grupi i armatosur”, shkruan BBC, transmeton Indeksonine.
Këta persona janë ish-pjesëtarë, tashmë të ushtrisë së shpërbërë së UÇK-së, precizon BBC.
Sami Ukshini, Beg Rizaj, Dem Shehu, Muhamet Krasniqi dhe Mirsad Ndrecaj ishin udhëheqësit e grupit të armatosur që u përleshën me policinë në një paralagje të Kumanovës, ka raportuar Ministria e Brendshme e Maqedonisë.
MBP thotë se vetëm njëri nga 14 të uniformuarit e këtij grupi është identifikuar. Ai është kosovari, Xhafer Zymberi.
Sekretari i përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenber kishte thënë se “po e përcjell situatën me kujdes, dhe sugjeroj secilën palë që të ketë kujdes që të mos eskalojë situata në dhunë edhe më të madhe, për të mirën e vendit dhe tërë regjionit”, shkruan BBC.
Pak më herët, qëndrim të njëjtë kishte shprehur edhe Komisioni Evropian.
Muajin e kaluar, rreth 40 kosovarë morën me forcë një stacion policie në Gushnicë të Maqedonisë, duke kërkuar formimin e një shteti shqiptar në Maqedoni.
BBC shkruan se Gruevski ka deklaruar se ky grup po provon ta destabilizojë Maqedoninë, por nuk lë pa pëmendur poashtu se qeveria e Gruevskit akuzohet për përgjime ilegale të qytetarëve dhe brutalitet policor. /Indeksonline/