Mediumi prestigjioz britanik, BBC, duke raportuar për zgjedhjet parlamentare që po mbahen aktualisht në Kosovë shkruan se Qeveria e re e Kosovë do të duhej të trajtojë papunësinë e lartë, të përmirësojë ekonominë dhe të zhvillojë marrëdhënie më të mira me fqinjët e saj, transmeton “Zeri.info”.
BBC rikujton se Kosova ka shkuar në zgjedhje pas mosbesimit të votuar nga parlamenti ndaj kryeministrit në detyrë, Isa Mustafa.