Bayern Munich dëshiron që Pep Guardiola të vazhdojë kontratën.
Skuadra gjermane Bayern Munich është e kënaqur me punën e trajnerit Pep Guardiola dhe për këtë nuk e dëshiron largimin e tij gjatë verës së ardhshme.
Sport1 shkruan se, Bayerni ka përgatitur një pagë të majme për spanjollin, e cila do ta bënte atë trajnerin më të paguar në botë, duke përfituar nga 15 milionë euro në sezon.
Kujtojmë se Guardiola ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2016 dhe ende nuk ka vendosur nëse do të qëndroj apo do të largohet. /Express