Bayern Munich’s players celebrate after defeating Dortmund in the penalty shootout during the German Cup (DFB Pokal) final football match Bayern Munich vs Borussia Dortmund at the Olympic stadium in Berlin on May 21, 2016. Bayern Munich won the German Cup. / AFP / ODD ANDERSEN / RESTRICTIONS: ACCORDING TO DFB RULES IMAGE SEQUENCES TO SIMULATE VIDEO IS NOT ALLOWED DURING MATCH TIME. MOBILE (MMS) USE IS NOT ALLOWED DURING AND FOR FURTHER TWO HOURS AFTER THE MATCH. == RESTRICTED TO EDITORIAL USE == FOR MORE INFORMATION CONTACT DFB DIRECTLY AT +49 69 67880 / (Photo credit should read ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images)
Bayerni i Mynihut mbetet thjesht pa rivalë në futbollin gjerman. Kampionët e Bundesligës fituan edhe Kupën e Gjermanisë, ku mposhtën vetëm pas goditjes së 11-mershave Borussian e Dortmundit, që edhe pse i shkoi shumë pranë trofeut, nuk mundi ta prekte atë.
Lotë gëzimi për Pep Guardiolën, që mbylli një eksperienë të mrekullueshme në Bavari, ku fitoi 3 tituj kampion të Bundesligës, 2 Kupë të Gjermanisë, Superkupën e Gjermanisë dhe një botëror klubesh.
Në stadiumin Olimpik të Berlinit 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan në barazim pa gola, por rrjetat mbetën të paprekura edhe gjatë shtesës me dy pjesë prej 15 minutash secila.
Në Lotarinë e 11 metërshave verdhezinjtë gabuan dy herë me Bender dhe Papasthadopulos, ndërsa ishin të saktë Kagaëa, Aubamyen dhe Reus. Në radhët e bavarezëve i pasaktë ishte vetëm Kimich, me Vidal, Leëandoëskin, Muller dhe Costa, me brazilianin që realizoi penalltinë e fundit.
Bayerni mbylli një tjetër sezon si dominues në futbollin gjerman, ku fituan edhe Bundesligën, megjithatë eliminimi nga Atletico e Madridit në gjysmëfinale të Championsit mbetet një notë negative për Pep Guardiolën, që largohet nga Gjermania pa Championsin. Borussia e Dortmundit mbylli tjetër sezon pa trofe, megjithatë mund t’i gëzohet faktit se sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League./supersport.al/