34 jave, 25 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje 3 prej te cilave me titull te siguruar. 79 pike per 80 gola te shenuar dhe 18 te pesuar. Ky eshte Bayern i sezonit 2014-2015 ne Bundeslige. Nen drejtimin e Pep Guardiola-s te gjithe prisnin me shume por demtimet ishin kryefjala e nje viti futbollistik qe ne Evrope nuk solli ate cka pritej.
Megjithate bavarezet gjeten aresye te forta per te festuar ne fundin e nje sezoni qe dihet sa i veshtire eshte kur vjen pas Kupes se Botes. Tripleta eshte enderra e drejtuesve dhe lojtareve ne Mynih, por per kete ata duhet te nisen fort nga sezoni ardhshem.
Me 6 kampione bote ne skuader, holandezin fluturues dhe Ribery ne krah, me Kepucen e Arte ne sulm, Bayern e mbylli ashtu sic e nisi kete sezon. Mirepo demtimet e francezit, kapitenit Lahm, Alaba-s dhe se fundi Robben ndikuan shume ne ecurine e skuadres.
Bavarezet kuptuan se nuk kishin alternativa por ishte vone per te nderhyre. Nje titull i festuar qe shkon edhe per lojtaret e huazuar por qe fazen e pare e mbyllen ne Mynih. Nje medalje per Hojbjerg dhe Shaqirin me te ardhme te rekordmente per danezin dhe ne Milano per zviceranin.
Guardiola refuzoi ftesen e Barcelones per te ndjekur finalen e Berlinit dhe pas festes ne Marienplatz do te mendoje per skuadren dhe sezonin e ri. Nese per lojtaret fillojne pushimet, per trajnerin s’eshte e thene. Kontrata e tij skadon pas 12 muajve dhe ai sezoni i ardhshem mund te jete mundesia e fundit qe Pep te perserise don Jupp./ss/