Bayerni e Werder kualifikohen në çerekfinale të K. Gjermanisë

E publikuar: 15/12/2015 23:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një magji i Xabi Alonsos në pjesën e parë i dha kualifikimin Bayernit të Mynihut ndaj Darmstadit në cerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Në takimin e luajtur në Allianz Arena, pavarësisht dominimit të bavarezëve ajo që do të mbahet mend gjatë është kjo kryevepër e 34-vjecarit, me një të djathtë fluturimthi, që ishte e pakpashme për portierin Mathenia.

Me të gjitha peshat e rënda në fushë që nga minuta e parë Bayerni u rezervua disi ndja Darmshtadit, duke ruajtur forcat për sfidën përmbyllëse të fazës së parë të Bundesligës me Hanoverin në transfertë.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarët lojtarët e Bayernit u uruan në një mënyrë origjinale festat e fundvitit tifozëve bavaresë, duke krijuar një atmosferë festive në Allianz Arena

Kuaifikohet në cerekfinale të Kupës së Gjermanisë edhe Verder Bremeni, që mposhti 4-3 Moneshengladbahu në Borussia Park. Skuadra vendasve nuk arriti ta shfrytëzonte faktorin fushë, edhe pse pjesën e parë e mbylli në avantazh të një goli që u shënua në minutën e 32 nga Stindl.

Në fillim të pjesës së dytë barazoi shifrat Sternberg, i asistuar nga Pizzarro, ndërsa në të 58-ën Vestergaard i dha avantazhin Veerderit

Gladbahu realizoi golin e dytë me Hgota në minutën e 75, por një minurë më pas Claudio Pizzarro kthue në epërsi Verderin, që shëno golin e sigurisë me Ujah në të 78.

Në minutat shtesë Hrgota realizoi golin e dytë përsonal në këtë sfidë, por që nuk i mjaftoi Gladbahut për ta cuar ndeshjen në shtesë.

Në raundin cerekfinal u kualifikuan edhe Bayer Leverkusen dhe Heidenheim, që eliminuna respektivisht Uterchaching dhe Aue.