Alexander Shtanuk po përpiqet të krijojë një ‘batanije’ që do t’i bënte hije pjesëmarrësve në festivalin Burning Man që zhvillohet në Nevada të Shteteve të Bashkuara.
Inxhinieri ka nisur projektin dhe po kërkon të mbledhë fonde, për të grumbulluar 15 mijë euro, me të cilat do blinte materialet që reflektojnë, në mënyrë që t’i ngjet dhe të krijojë që të plotë, që do kishte përmasat e 100 metrave katrorë, transmeton Telegrafi.
Kur të ketë përfunduar, do të ketë madhësinë sa të një fushe futbolli dhe do i mbronte pjesëmarrësit nga rrezet e diellit.
Ideatori i projektit, shpreson që të mbledhë mjetet, në mënyrë që gjithçka të jetë gati deri më 26 gusht 2018, kur edhe fillon festivali, që zgjatë për dhjetë ditë.
Deri më tani janë shpërndarë disa imazhe, që tregojnë përafërsisht se si do të kombinohet ‘batanija’ e cila do të ngrihet lart me anë të shtyllave. Pesha e lehtë që ka, do të jetë përparësi, që të mos e rrëzojnë erërat e shkretëtirës. /Telegrafi/