Partia Socialdemokrate (PSD) i ka cilësuar përndjekje politike bastisjet që janë kryer të mërkurën tek ish-zyrtarët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), që janë pjesë të kryesisë së kësaj partie.
Frashër Krasniqi, anëtar i PSD-së, tha se shteti po mundohet ta përbaltë dhe përndjekë PSD-në.
“Këta tash e kanë përdor pushtetin e tyre përmes Sveçlës në polici, për me inicu hetime, që dy vjet ka hetime, ua kanë kërku pajisjet telefonike ish-anëtarëve të kryesisë së PSD-së, anëtarëve të bordit të NPB-së. Pas pesë muajsh policia kanë shku me ba skena kishe po bastisim, në mënyrë të kundërligjshme kanë instalu mjete përgjuese në NPB, dhe kanë amrrë dokumente që para pesë muajsh ua kanë dhënë vet, nuk kanë fshehë asgjë”, ka thënë ai për RTV Dukagjinin.
Gjatë ditës, PSD e ka mbajtur një konferencë për media ku po ashtu e kanë cilësuar si përndjekje politike bastisjen në NPB.