Gjatë një bastisjeje të realizuar në Burgun e Dubravës, një zyrtar korrektues dyshohet se është kapur në posedim të substancave narkotike.
Burime të Insajderit brenda Policisë në Pejë kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur gjatë kontrollit të brendshëm të zhvilluar në ambientet e institucionit korrektues.
Ende nuk dihet lloji apo sasia e substancës së sekuestruar.

















