Policia e Kosovës ka bastisur një lokal të lojërave të fatit në Prishtinë, në një operacion të përbashkët me Agjencinë Tatimore dhe Doganën e Kosovës.
Bastisja u krye nën dyshimin se në atë lokal po zhvilloheshin lojëra të fatit të palicencuara nga organet kompetentë.
Gjatë kontrollit janë hasur tri aparate për lojëra fati të palicencuara, një tavolinë-pokeri, një kuti me çipa pokeri, të cilat janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, si dhe substancë narkotike.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.