Basketbollisti malazez gris flamurin serb (Video)

E publikuar: 09/09/2015 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nikola Mirotic, një lojtar malazez basketbolli që luan me kombëtaren e Spanjës, në nerva e sipër ka grisur flamurin serb.

Menjëherë pas humbjes kundër Italisë në Europian, Mirotic u provokua nga disa tifozë në rrugën drejt dhomave të zhveshjes. Ata i vunë përpara fytyrës një flamur serb, të cilin ai e kapi me inat dhe e grisi.

Basketbollisti që luan në NBA me Chicago Bulls kërkoi falje në Twitter për këtë veprim: “Më vjen shumë keq për reagimin tim pas ndeshjes. Nuk e kam parë fare se çfarë ishte. Po shikoja poshtë, isha i mërzitur për humbjen dhe më erdhi një gjë në fytyrë. Kurrë nuk do të ofendoja një simbol kombëtar”.