Bashkimi Evropian duhet të shqetësohet për Huawei-n dhe kompanitë e tjera teknologjike për shkak të rrezikut që përbëjnë për industrinë dhe sigurinë e vendeve anëtare tha Komisioneri për Teknologjinë Andrus Ansip.
“Duhet të ndihemi të shqetësuar për këto kompani,” tha Ansip gjatë një konference për shtyp në Bruksel.
Deklarata e tij vjen një ditë pas arrestimit të vajzës së themeluesit të Huawei në Kanada.
Huawei gjeneroi 93 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe në Kinë shihet si një vlerë kombëtare. Perëndimi ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për influencën e Pekinit mbi Huawei, diçka që ky i fundit e ka mohuar vazhdimisht dhe me të drejtë. /PCWorld Albanian