Ministrat e jashtëm të BE-së i kanë dhënë dritën e gjelbër hënën një strategjie rajonale për të luftuar Shtetin Islamik dhe promovimin e stabilitetit në Siri dhe Irak.
BE ka diskutuar edhe mundësinë e dërgimit të një misioni në Libi nëse fraksionet atje arrijnë një marrëveshje për të krijuar një qeveri kombëtare të unitetit, raportojnë mediat evropiane.
Strategjia e cila do t’i kushtoj 1 miliard euro buxhetit të BE-së, për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, parashikon veprime të ndryshme, të tilla si kontakte të intensifikuara diplomatike me vendet e rajonit të Gjirit. Aty përfshihet edhe promovimi i programeve kundër radikalizmit, si dhe menaxhimi i kufijve dhe reforma në sektorin e sigurisë, duke përfshirë edhe në vendet fqinje si Libani, për të frenuar përhapjen e krizës në Siri. (lajmi.net)