Bashkimi e shpartallon Prishtinën në pjesën e dytë

E publikuar: 04/02/2026 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndonëse në dy çerekët e parë, Sigal Prishtina avancoi në Prizren ndaj Bashkimit, këta të fundit sikur u ‘egërsuan’ në pjesën e dytë.

“Arpagjik’t” arritën ta fitojnë aktin e parë gjysmëfinal në Kupën e Kosovës ndaj “Plisave”, me rezultat 83:67, anise në pushim shkuan me disavantazh prej shtatë pikëve, 32-39.

Isaiah Cousins me 19 ishte basketbollisti më i mirë te prizrenasit, kurse me një më shumë u dallua Eljah Clarance, te skuadra mysafire.

Dueli i kthimit do të zhvillohet në kryeqytet, ku Prishtinës i duhet fitore me më shumë se 16 pikë, për ta prekur finalen. Çdo rezultat tjetër nën to, i siguron Bashkimit ndeshjen e madhe, ku luftohet për trofeun e dytë për nga rëndësia në Kosovë.