Bashkia e Perros-Guirec priti Kombëtaren Shqiptare dhe delegacionin e Federatës Shqiptare të Futbollit në një ceremoni të veçantë organizuar nga ky institucion. Dita pushim e lënë nga trajneri De Biasi krijoi hapësira për lojtarët dhe stafin, të cilët u pritën nga kryetari i bashkisë së qytezës ku është akomoduar skuadra. Numri 1 i këtij qyteti, Erven Leon falënderoi kuqezinjtë për pjesëmarrjen në këtë ceremoni ku u shkëmbyën edhe dhurata të ndërsjellta. Temë kryesore e bisedës mes palëve ishte mikëpritja e qytetarëve të Perros-Guirec dhe raporti i mirë që është krijuar mes palëve gjatë këtij momenti historik për Shqipërinë që zgjodhi pikërisht qytezën në brigjet e Oqeanit Atlantik për të zhvilluar fazën përgatitore. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kreu i federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, i cili lavdëroi punën e bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe vlerësoi paraqitjen e Kombëtares Kuqezi në këtë europian, por në krahun tjetër, homologu i tij, Armand Duka zgjodhi të përgjigjet me humor duke iu referuar sfidës Francë-Shqipëri.
“Dikush nuk donte qe Shqiperia te fitonte ne ndeshjen ne Marseille”. Sigurisht kjo nje shaka e presidentit te federates shqiptare te futbollit.
Një moment i veçantë edhe për trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, i cili mori urimet nga stafi i Bashkisë së Perros-Guirec me rastin e 60 vjetorit të lidnjes. Në një intervistë për Supersport, kreu i pankinës kuqezi u shpreh i emocionuar që këtë moment e përjetoi në një kompeticion të tillë me Shqipërinë.
De Biasi…”Ditëlindja ime përkon me evoropainet dhe botërorët, por asnjëherë se kisha menduar se do të isha këtu si trajner i Shqipërisë. Kemi pasur fat që erdhëm ketu dhe lumturuam shumë njerëz”.
Edhe pse ka marrë shumë urime në këtë datë të veçantë, trajneri italian dëshiron veçse një dhuratë.
“Kam marrë shumë urime, por e vetma gjë që do të doja të merrja si dhuratë është kalimi i turit të dielën kundër Rumanisë me një fitore”.
Në fund ai u ndal edhe te ndeshja kundër Francës, duke analizuar vendimet e tij.
“Duhet të kujtoj atë që bëri skuadra. Ekipi që zbriti në fushë luajti shumë mirë por lojtarët nuk rezistuan 90 minuta dhe duhej të ndërhyja me disa ndryshime. Ka shumë pak gjëra për të thënë por më duhet të theksoj se skuadra bëri një ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari më të aftë teknikisht se ne. Ashtu sic ju thashe dhe lojtarëve, ne bëmë nje ndeshje fantastike dhe kundershtarin e vendosëm disa herë në vështirësi”.