Bashkëshortja e Jakup Krasniqit në protestë: Jam shumë e emocionuar, populli vendos për çlirimtarët

E publikuar: 07/08/2025 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkëshortja e ish-Kryeparlamentarit Jakup Krasniqit, Sevdije Krasniqi është duke marrë pjesë në protestën e madhe në shesh të Prishtinës kundër Gjykatës Speciale.

Ajo për gazetarë tha se është “shumë e emocionuar”.

“Jam shumë e emocionuar. Ky është populli që vendos për çlirimtarët, jo gjykata. Presim të kthehen shumë shpejt”, tha ajo.