Bashkëshorti i këngëtares Celine Dion ndahet nga jeta

E publikuar: 15/01/2016 09:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rene Angelil, bashkëshorti i këngëtares së famshme Celine Dion, u nda nga jeta të enjten më 14 janar 2016 në moshën 73 vjec pas një beteje të gjatë me kancerin, raporton Dion.

“Është një trishtim i thellë që ne jemi duke njoftuar sot se Rene Angelil, 73 vjec, vdiq sot në mëngjes në shtëpinë e tij në Las Vegas pas një beteje të guximshme me kancerin. Informacione të tjera do të ofrohen ditët e ardhshme”, shkruan ajo në uebsajtin e saj.

Bashkëshorti kanadez i cili ishte menaxheri që zbuloi Celine Dion kur ajo ishte 12 vjec dhe e ngriti në karrierën e saj duke e bërë një yll, u martua me të në vitin 1994.
Çifti ka tre djem, Rene- Charles, 14 vjec, dhe dy binjakët 5 vjec, Nelson dhe Eddy.