Bashkëpartiakja e Vuk Jeremiq në Partinë e Popullit, Sanda Raskoviq, tha se Jeremiq bëri gabim që e lëvizi dialogun për Kosovën nga Kombet e Bashkuara në Bruksel.
“Në atë moment dukej i zgjuar, sot shohim që nuk ishte. Por nëse fillojmë të kërkojmë gabimet e njëri-tjetrit… Nga ky këndvështrim, kalimi në Evropë nuk ishte i mirë, nga ai këndvështrim në 2011, mund të ishte duke u dorëzuar para shqiptarëve”, tha ajo.
Vuk Jeremiq, në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë, kishte dërguar shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Në vitin 2010, GJND kishte konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.