Të famshmit shqiptarë që njihen edhe jashtë trojeve shqiptare mblidhen sonte në Itali.
Dua Lipa, Inva Mula, Ramë Lahaj, janë vetëm disa prej emrave që po shënojnë suksese në botë, shkruan lajmi.net.
Këta artistë dhe disa emra të tjerë të njohur shqiptarë që njihen në botë do të bëhen bashkë sonte në Romë.
Lajmin e ka konfirmuar ditë më parë Ramë Lahaj përmes një statusi në Instagram ku bëri të ditur se bashkë me Inva Mulën, Dua Lipën, Erzën, Genc Tukicin, Eno Pecin, Lorik Canën, Olen Cezarin, Elhaida Danin dhe Ermal Metën; do të bëhen bashkë në teatrin “Argentina” në Itali, të hënën më 19 nëntor.
Ata do të mblidhen në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, pasi me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të Qeverise shqiptare dhe nga liderit e të gjitha besimeve fetare.
Koncerti organizohet nga Ambasada e Shqipërisë në kuadër të 55- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.