Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar sot se në ditët në vijim do të paraqiten të reja të tjera të mbështetjes që Kryeministri Edi Rama i ka dhënë trafikut të drogës.
“Rama është avokati mbrojtës i Tahirit, – tha Basha sot në një konferencë shtypi – dhe siç e shihni ai merret vetem me mbrojtjen e krimit, bredh studio më studio duke bërë avokatin mbrojtës të tahirit. Se kështu mbron veten e tij. Rama e Tahiri ndiheshin të pamposhtur deri dje, sot janë në pakin se po ndeshen me të vërtetën dhe kanë humbur çdo kontroll. Në ditët e ardhshme do të ketë të reja të tjera që zbulojnë mbështetjen e Ramës ndaj trafikut të drogës.
Dua të përshëndes me këtë rast, deklaratën e djeshme të Grupit të PPE. Tashmë qëndrimi amerikan dhe euuropian është iq qartë, mëbshtetje për prokurorët dhe gjyqtarët që dënojnë lidhjet me krimit të politikës.
Më mirë t’i presim të reja, PD ëhstë në kontakt me partnerët. Opozita ëhstë në shqyrtim të çdo materiali që vërteton lidhjet e politikanëtve me trafikantët. Opozita është tërësisht e angazhuar.

















