Basha mbyll seancën konstituive, asnjë deputetë serbë nuk merr votat për nënkryetar

E publikuar: 30/08/2025 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka mbyllur seancën konstituive duke thënë se asnjë nga tre deputetët serbë nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar.

Ai ka mbyllur seancën konstituive duke ftuar përfaqësuesit e partive politike të hënën në orën 13:00, në një takim për t’u konsultuar si do të veprojnë tutje.

Basha ka thënë që moszgjidhja e nënkryetarit serbë nuk do të thotë të mos vazhdohet puna e Kuvendit.

Megjithatë, Memli Krasniqi nga PDK pas seancës akuzojë partitë fituese për mos përgjegjësi, duke thënë se të gjithë e dinë se në bazë të Kushtetutës dhe rregullores, Kuvendi nuk konsiderohet i konstituar pa zgjedhjen e kryetarit.

“Këta po sharrojnë edhe më shumë në shkeljet Kushtetuese”, tha ai.