Basha prezanton kandidatët për kryetar bashkie në Delvinë, Konispol, Sarandë, Libohovë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar me prezantimet e kandidatëve për kryetarë bashkie në Delvinë zotin Dhurim Alinani, Konispol zotin Malo Myrtaj, në Sarandë zotin Kreshnik Bozho dhe në Libohovë Altin Çomo.
Situata e rëndë ekonomike ka qenë në qendër të shqetësimeve që banorët i shprehën zotit Basha. Si pasojë e papunësisë pasigurisë dhe pamundësisë për të përballuar jetën e përditshme, qytetarët kanë drejtuar sytë tek emigrimi.
” Një brengë tjetër, një brengë e vjetër që na rikthehet si një dramë e re, ajo e ikjes, e ikjes së familjeve të tëra në kërkim të shanseve për një jetë që nuk e gjejnë këtu. Në këto dy vite kanë humbur çdo shpresë, kanë humbur shpresën tek e sotmja dhe ç’është më e keqja, kanë humbur shpresën tek e nesërmja.
Zbarkoi me premtime të mëdha, aluçilante, për 300 mijë vende pune, për shëndetësi falas, për rend e siguri, për uljen e çmimit të energjisë, për uljen e çmimit të karburantit, për subvencione në bujqësi e në peshkim, për uljen e taksave për 97% të shqiptarëve, e kur tha 97% të shqiptarëve le t’i shohim ato duar të ngrihen, atyre që u është ulur taksa në këto dy vite ose të atyre që janë futur në punë këto dy vite, ose të atyre që paguajnë më pak faturën e energjisë se sa një vit apo dy vite më parë , spo ngrihen duar se s’ka sit ë ngrihen se e vërteta është krejt ndryshe, dhe dhemb në çdo zemër, në çdo familje, në çdo vatër, në çdo qytet, por as për dhimbje nuk duan t’ja dinë! Nërsa qytetarët si pasojë e keqeverisjes së Rama-Metës kanë marrë rrugët e emigrimit, kryeministri tha zoti Basha sillet si turist çdo fundjavë rrugëve të Europës.
“Edi Rama është kryeministri turist i një populli refugjat për te cilin as nuk do t’ia dijë.
Si mendoni ju se do të hapin vende pune , duke ju rritur taksat e duke blerë palma, duke ju rritur çmimin e energjisë e duke ndërtuar kulla korrupsioni, duke ju shembur të pamundurve djersën dhe gjakun e duke i lartësuar sarajet e tyre nga Surreli në Qiparo.
21 qershori, tha kryetari i Partisë Demokratike është dita e gjykimit të madh për keqqeverisjen dhe dita kur shqiptarët me votën e tyre do t’i kthejnë shpresën qytetarëve të këtij vendi.
“Më 21 qershor vëllezër dhe motra, në radhë të parë e mbi të gjitha do të keni në dorë një instrument shumë të fuqishëm, të gjykimit me votë , të keqqeverisjes së këtyre 2 viteve, të politikës se lakut në fyt për shumicën e luksit për pakicën. Vota juaj duhet të jetë vota për projektin, rrugën, shpresën, që të hap vende pune, të krijojë mirëqenie e të rikthjë lekun në duart e qytetarëve e jo në xhepat e qeveritarëve. Që mos ta kemi më alternativën e ikjes të vetmen alternativë, por të nisni të ndërtoni pa asnjë pengesë të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj në vendin tuaj”, tha Basha.