Basha apo Veliaj, ja kush e fitoi konkursin e fjalëve

E publikuar: 08/10/2017 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Intervista u realizua duke marrë shkas nga video e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cila bëri bujë në rrjetet sociale pasi kryeopozitari nuk shqiptonte dot fjalën ‘paparashikueshmëria’.

“Këtë fjalë do ta kthejmë në konkurs, kush e shqipton do të bëhet kryetar bashkie”, tha Basha.

Ndërkohë moderatori Ermal Mamaqi ka testuar kryebashkiakun Veliaj duke i kërkuar të shqiptojë fjalët: Paparashikueshmëria,  acidi dezoksirobonukleik dhe otorinolaringologu. Veliaj shqiptoi të gjitha fjalët dhe mes të qeshurash Mamaqi ka përmbyllur intervistën duke thënë: Ky njeri vlen.