Në natën e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, kryeministri Albin Kurti nuk la pa sulmuar mediat. Ai tha se disa opinionistë e opozitarë, në mënyrë direkte e indirekte po i gëzohen asaj çka në Zubin Potok si dhe kërkoi që qytetarët të mos informohen nga disa portale. Deklaratën e tij, e komentoi analisti Dukagjin Gorani, duke thënë se “çdokush nga analistët ka të drejtë me besu që për të është kah flitet”, çka e cilësoi si sulm të drejtpërdrejtë dhe të pabazë nga ana e kryeministrit.
Kështu u shpreh Gorani në Pressing në T7, duke thënë se sulmi ndaj mediave “është i nisur nga motive të ulëta”.