Bartomeu fiton garën për president të Barçës

E publikuar: 19/07/2015 00:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu është rizgjedhur për të udhëhequr klubin katalunas edhe për gjashtë vjet.

Ai fitoi zgjedhjet e të shtunës duke mposhtur ish-presidentin Joan Laporta.

Bartomeu mori drejtimin e klubit në janar të 2014-ës, pasi Sandro Rosell u largua nga klubi pas skandalit për transferimin e Neymarit.

Bartomeu fitoi 54.63 për qind të votave, ndërsa i dyti ishte Joan Laporta me 33.03 për qind.