Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuesja Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Anelay do të vizitoj nesër Kosovën.
Sipas një njoftimi të Ambasadës britanike në Kosovë, Baronesha do të qëndrojë në Kosovë deri më 22 korrik, ku do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë duke përfshirë presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar përpjekjet që po i bën Kosova në adresimin e çështjeve të dhunës seksuale në konflikt, marrëdhëniet bilaterale si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.