I ulur në gjunjë, Bardhi i ka propozuar për martesë partneres së tij, Sarës, dhe përgjigja e saj ishte padiskutim: Pooo!
Ata së shpejti do të bëhen prindër.
Lajmi është konfirmuar nga dyshja.
Sara Gjordeni dhe Bardhi u lidhën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Sara u skualifikua për shkak të një konflikti fizik me Françeskën, ndërsa Bardhi doli për shkak të një problemi shëndetësor të nënës së tij.
Qëkur ishte banor i BBV3, Bardhi deklaroi se Sara do të ishte nëna e fëmijëve të tij dhe ashtu ndodhi.