Barcelona ‘zbulon’ emrat e dy përforcimeve të reja

E publikuar: 27/05/2015 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka identifikuar dy mbrojtës të krahut të cilët dëshiron t’i transferojë në Camp Nou, për sezonin e ri.

Barcelona ka filluar të mendojë për pasardhësin e Dani Alvesit. Dhe, gjiganti katalan ka identifikuar dy mbrojtës të krahut, të cilët dëshiron t’i transferojë në Camp Nou.

Sipas të përditshmes sportive “Sport”, ata janë anëtari i Sevillas, Aleix Vidal, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni.

Po ashtu, Barcelonës i pëlqen Cedric Soares nga Sporting Lisbona. Vidal konsiderohet si futbollisti më i afërt me transferimin në Barcelonë ndërsa Soares po ashtu mund të nënshkruajë në Camp Nou, në rast se e bind trajnerin Luis Enrique.

Por, Barcelona duhet të pres skadimin e dënimit të FIFA-së, deri në janar, për të realizuar përforcime. (Lajmi.net)