Skuadra e Barcelonës e ka konfirmuar organizimin e një kampi për zbulimin e talenteve të rinj në Kosovë. Ky event do të mbahet nga 21 deri më 25 maj.
Fatin për tu bërë pjesë e këtij kampi e kanë vetëm 250 fëmijë të të dy gjinive, nga mosha 8 deri në 16 vjeç.
Ky është kampi i parë që Barcelona e mban në Kosovë dhe duhet theksuar se e gjithë kjo është mundësuar me iniciativën dhe angazhimin e madh të klubit të fansave të FC Barcelona për Kosovën i quajtur “Penya Kosovar del FCBarcelona”